Teuta thyen Laçin dhe merr kreun

Kategoria Superiore java e 26: Teuta- Laçi 1-0 (Bregu 77′)

Në përballjen e tretë sezonale në ‘Niko Dovana’, Teuta e Durrësit arrin të thyejë kurbinasit e Laçit teksa me një gol të bukur të realizuar nga Dejvi Bregu, formacioni i Martinit ka marrë tri pikë mjaft të vyera në rrugën për në krye të klasifikimit.

Në fakt, që në start u pa qartë se Teuta ishte më kërkuese dhe me kalimin e minutave, vendasit me Lorneco Vilën kanë disa mundësi shënimi.

Në pjesën e dytë, atëherë kur bardhezinjtë kishin erën në favor dhe pritej më aktive, Teuta ndryshon taktikë dhe nis të luajë me topin ‘ulët’. Një veprim të tillë teksa brenda pati edhe klas ishte aksioni i golit realizuar nga vlonjati Bregu të 77′ -ën.Anësori i sulmit shmangu disa mbrojtës dhe nga brenda zonës, goditi saktë për 1-0.

Teuta në krye bashkë me Vllazninë ndërsa Laçi regjistron humbjen e dytë radhazi.

TEUTA – Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Krasniqi, E. Vila, Daja, Todorovski, L. Vila, Bregu
 Trajner: Edi Martini.

LAÇI – Sherri, Obanor, Shehu, Lushkja, Malota, Mazrekaj, Harmon, Deliu, Marku, Musta, Ignjatoviç 
Trajner: Shpëtim Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!