Merr flakë avioni, skuadra e NBA-së në panik

Vetëm pak çaste pasi ishte ngritur në ajër, avioni i Utah Jazz është ndeshur me një tufë zogjsh, që kanë dëmtuar një nga motorët e tij për të ndikuar që Çartëri të përfshihej në flakë. Për fat të mirë pilotët kanë pikasur situatën dhe shfrytëzuan afërsinë me aeroportin për të kthyer e ulur me shpejtësi

Megjithatë momentet e panikut nuk kanë munguar. Të martën, skuadra u nis nga qyteti i Salt Lake City, me një fluturim Çarter drejt Memphis, për ndeshjen e radhës në NBA.

Sipas ESPN, lojtarët kanë panë një zjarr në motorin e majtë dhe më pas kanë postuar në rrjete pamje nga misteri i flakëve.Ndërkaq Utah Jazz u nis për Memphis me një avion tjetër duke mos u trembur nga lartësia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!