Fenomeni: Një ditë do iki nga Vajadolid

Presidenti i Vajadolid, Ronaldo ‘Fenomeni’, hedh idenë e largimit nga drejtimi i klubit spanjoll, Vajadolid. “Unë dua ta bëj këtë klub shumë më të mirë dhe më të madh se kur arrita. Pas kësaj, do të shohim “

Në fakt, Ronaldo Nazario është bërë një nga presidentët më aktivë dhe mediatikë të LaLiga.

Në një intervistë me revistën prestigjioze të Amerikës së Veriut ‘Sports Illustrated’, presidenti i Vajadolid flet për për datën e përfundimit të presidencës dhe situatën e afërt me klubin iberik.

Edhe pse nënkupton që një ditë do të paketojë bagazhet, Ronaldo edhe një herë konfirmon se do të mbetet akoma në rolin aktual pasi braziliani dëshiron të bëjë gjëra të mëdha në klubin ku ka nisur të bëjë presidentin.

Unë nuk do të qëndroj këtu përgjithmonë, sepse kam në mendje gjëra të tjera për të ardhmen por është shumë herët të flas për këtë. Unë dua ta bëj këtë klub shumë më të mirë dhe më të madh se sa kur mbërrita. Pas kësaj, do të shohim. Tani për tani ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe ta mbajmë klubin në La Liga ”, deklaroi Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!