Duka: Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik…


Garuan për postin e presidentit të FSHF-së në 7 shkurt 2018, Duka mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.

Dita e trishtë sot e ndarjes nga jeta e ish-kryeministrit të vendit Bashkim Fino, ndërsa drejtoi vendin për 4 muaj në 1997-ën, ka prekur jo vetëm familjen e tij, të afërmit e kolegët në të gjitha grupimet partiake por dhe njerëz të fushës së sportit.

Është Presidenti i FSHF, Armand Duka i cili i kushton një dedikim në rrjete:

“Lamtumirë i dashur Bashkim!

Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit. Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmone nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme. Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit ! “-shkruan në Facebook’, Duka.

Ndërkaq, i ndjeri Fino dhe presidenti aktual i FSHF-së Armand Duka, dueluan për postin e presidentit të FSHF-së në 7 shkurt 2018. Garë të cilën Armand Duka e fitoi me diferencë (38 vota, ndërsa Bashkim Fino mori 24 vota. Tri vota ishin të pavlefshme).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!