Anglia dominim total

Kualifikuese Botërori, Grupi I:

Shqipëri- Angli 0-2 (Kejn 38′Maunt 63′)

Shqipëria nuk lë gjurmë në ndeshjën e forcës, karakterit, historisë e zgjuarsisë. Edhe pse kundërshtari, Anglia e pjacës shumë të lartë, shpesh në ndeshjen e sotme luajtur në ‘Air Albania’ dukej se të pranishmit po ndiqnin një seancë stëvitore të ‘3 Luanëve’ të Sauthgejt.

Një rast ideal për të parë një Angli poshtë një goli, e pati Myrto Uzuni në të 13-ën. Beratasi i shërbyer nga një Hysaj në formë të mirë sot, u gjënd përballë potierit por goditi mbi tra.

Aq, pasi Anglia me kualitetet dhe cilësinë që ka, vijoji atë që kishte nisur që nga starti, dominimin total. Pas disa aksionëve të ndaluara në mënyrë përfekte nga Gjimshiti vjen goli gjithë klas i Herri Kejn. Goditja me kokë vrastare me ishullorët që shkojnë në pushim me nerva të qeta.

E dyta nisi edhe më e vështirë për formacionin kuqezi. Janë disa minuta teksa miqtë qarkullojnë e kërcënojnë. Për të ardhur në të 63-ën kur më i miri për Shqipërinë Berat Gjimshiti, gabon në pasim dhe Kejn sherben për Maunt. 0-2.

Minutat në vijim ofrojnë një tjetër rast për Anglinë me topin që stampohet në shtyllë. Disa tentativa të Shqipërisë në minutat e fundit nuk sollën asgjë.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Memolla (59′ Lenjani), Bare (71′ Memushaj), Laçi (88′ Ramadani), Uzuni, Broja (59′ Gjasula), Çikalleshi (59′ Manaj)
Trajner: E. Reja

Anglia: Poup, Uoker, Stouns, Meguajër, Shou, Foden (81′ Lingard), Rajs, Filips (71′ Uard-Prous), Sterling, Maunt, Kejn.
Trajner: G. Sauthgejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!