Verstapen në ‘Pole’, nesër starti i F1

Starton nesër, Formula 1 në Bahrein, sheh në ‘pole-position’, Verstapen.

Piloti i Red Bull, Maks Verstapen shfaqet që në fillim si sfidant i përherëshëm i dyshes Hamilton-Botas në Formula1.

Sikundër edicionin e kaluar teksa holandezi shpesh futi “gurë” në rrota te Hamilton duke dyluftuar fort për podin, edhe sot në provat zyrtare të Sakhirit, ka treguar se ka ambicje serioze.

Piloti bëri një paraqitje mbresëlënëse sot dhe do ta fillojë garën nga ‘pole- position’. Ndërkaq, kampioni në fuqi i Botës, Luis Hamilton i dyti. Pas tij finlandezi i skuadrës së Mercedes, Botas, ndërsa Ferrari me Sharls Leklerk i 5-ti.
Spanjolli Fernando Alonso, i rikthyer në F1, e nis nga vendi i 9-të. Debuton edhe Mik Shumaker me ‘Haas’ .

Grila e nisjes nesër në 17:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!