Shaland: Mendoj ndryshe, Suedia shumë e fortë

Startojnë Dardanët, Kosovë -Suedi, nesër nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” për ‘Katar 2022’.

Bernard Shaland, trajneri i Kosovës dhe futbollisti Arbër Zeneli, dolën në konferencë për shtyp para se Dardanët të ndeshën nesër në ‘Fadil Vokrri’ me Suedinë për kualifikueset e Botërorit për Grupin B.

Shaland:

E kemi analizuar në detaje ndeshjen ndaj Lituanisë. Mund të themi se kemi bërë një lojë të mirë në sulm, por kemi disa probleme në mbrojtje.

Duhet të përmirësojmë disa gabime. Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë. Mendoj se Suedia është një nga skuadrat më të mira në botë. Kemi disa mungesa, pandaj na duhet të luajmë si ekip, që të mos ndihet mungesa e këtyre lojtarëve”,ndër të tjera.

Zeneli:

Duhet të flas shqip ok. Ne jemi këtu për të luajtur ndeshjen tonë. Besoj se ndeshja do të jetë e fortë por Kosova luan për tri poena” ( tri pikë, redaktori).

Më pas ylli i ri i Kosovës ecën:

“Jam rritur në Suedi, formuar atje por tani jam te Kosova dhe mezi pres të luaj ndaj Suedisë. Ata kanë skuadër të fortë, kanë Zlatanin (Ibrahimoviç), por e thashë ne luajmë për tri poena”, ndër të tjera Arbër Zeneli i cili la të hapur faktin nëse feston apo jo nëse shënon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!