Sauthgejt vlerëson Shqipërinë: Do të jetë e vështirë

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt doli sot në në konferencë për shtyp përpara se nesër të luajë në Shqipëri me Kuqezinjtë e Edi Rejas. Kreu i Anglisë futboll, tha ndr të tjera, Shqipëria me në krye një trajner të sprovuar italian bëhët e vështirë. Nuk la pa lavdëruar impiantin ku do të zhvillohet ndeshja e dytë kualifikuese për Grupin I, të ‘Katar 2022’.

Do të jetë ndeshje e vështirë për mënyrën sesi do të luhet kundër Shqipërisë. Do të luajmë kundër një trajneri italian dhe ju e dini sesi luajnë trajnerët italinë me mbrojtjen. Skema e tyre është me 3-5-2.

Kanë një organizim dhe mbrojtje të mirë, luajnë mirë me topin, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar si gjithmonë.

Stadiumi është shumë i mirë, ka pasur disa probleme me fushën, por si ndodhi me Wemblin-n kur u hap. Kanë punuar për ta rregulluar problemin dhe do të jetë gati. Do të jetë e vështirë për ta thyer Shqipërinë. Të rreshtuar në mbrojtje, por kanë elemente të mirë në fushë dhe sulm të rrezikshëm.

Për këtë arsye duhet të bëjmë presion të vazhdueshëm dhe mentaliteti ynë mbetet i njëjtë”, u shpreh trajneri i ‘Tre Luanëve’, Sauthgejt. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!