Verstapen, piloti i ‘lirë’ fitues

sportiim2

Nisën sot provat e lira për Çmimin e Madh të Bahrenit. Të dielën në pistën e Sakhir, merr udhë Kampionati Botëror F1 2021.

Do të startojë të dielën e 28 marsit. Formula 1 me mjaft risi në këtë Botëror, nis rrugëtimin nga Bahreini.

Sot startuan provat e para të lira. Në pistën e Sakhir, piloti holandez Maks Verstapen ishte më i shpejti në provat e ditës duke lënë prapa Lando Norris dhe Luis Hamilton.

Menjëherë lë shenjë piloti i ri i Ferrarit spanjolli Karlos Sainz i cili me ’55’ e tij, u rendit i katërti. Leklerk mbylli i 12-ti.

?>