Ajeti, ‘i lumtur që u ktheva’, Cikalleshi: Jemi optimistë

Arlind Ajeti i rikthyeri i madh në Kombëtare së bashku me bombërin kavajas Sokol Cikalleshi, ishin dy lojtarët e parë të përzgjedhur për të dalë para mediave.

Nga Barcelona, ku ekipi shqiptar po përgatit ndeshjen me Andorrën, të dy futbollistët folën për objektivin e kësaj ndeshjeje duke e ilustruar dhe me forcën që ka ky grup futbollistësh për të tentuar lart.

Ajeti:

Më ka munguar shumë jam i lumtur që jam rikthyer. Të takoj futbollistët stafin. Si gjithmonë kënaqësi të jem këtu. Trajneri e di si do i përgatisim këto ndeshje. Në klubet tanë kemi dhënë maksimumin. Te Kombëtarja luajmë me zemër dhe me shpirt.

Duhet të bëjmë mirë ndaj të gjithë kundërshtarëve. Shpresojmë që nga ndeshjet e ardhshme të marrim maksimumin. Do futemi në fushë për të marrë maksimumin…”.

Cikalleshi:

Objektivi im por dhe i skuadrës është që ta nisim sa më mbarë. Padyshim gjëja kryesore është që ne ta mbylllim me rezultat pozitiv ndeshjen e parë. Nëqoftëse do arija të shënoja dhe ti sillja skuadrës fitoren do të ishte fitore e dyfishtë….”

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!