Tirana dy herë ‘mat’ Laçin në shtëpi, rikthehet Vllaznia

Laçi thyhet në shtëpi nga Tirana dhe sikurse fazën e parë ekipi kryeqytetas, del me tri pikë nga Kurbini.

Që Tirana do të ishte në një ditë të mirë u pa që në minutat e para teksa bardheblutë, falë zaptimit të mesfushës nisën të kërkonin kuadratin vendas të mbrojtur nga Sherri.

Çelhaka ia del të shfrytëzojë një pasiguri të mbojtësve vendas dhe në të 23 dërgon topin në rrjetë. Kurbiansit e Duros në panik, arrijnë të barazojnë në të 40-ën kur nga goditja e këndit Mazrekaj e dërgon drejtpërsëdrejti në rrjetë.

Në të dytën, loja ishte thuajse e barabartë por Tirana e kishte ndarë mendjen për të mos ikur nga Laçi pa tri pikë. Pas një askioni të shpejtë sfera përfundon te Ismajlgeci i cili gjuan bukur për 1-2.

Në Kamëz, Ardit Hoxhaj i jep tri pikë të arta Vllaznisë ndaj Kastiotit me statusin e pritësit. Kur gjithëçka po shkonte drejt një barazimi të bardhë, vlonjati shënon të vetmin gol por me peshë. Vllaznia e para. Së paku deri në fund të takimit Partizani- Teuta që po luhet në Elbasan.

Në Ballsh, Bylisi vijoji të ecë në rezultate pozitive. Sot kaloi Kukësin, duke e mundur falë dy golave të shënuar me anë të laçianit Edison Ndreca. Për verilindorët golin e vetëm e shënoi Numan Kurdiç.Kukësi në krizë totale.

Fitore e rëndësishme edhe për Skënderbeun e Memellit, që mundi rivalët e Apolonisë në betejën për qëndrim në elitë. Sadriu realizoi i pari për korçarët, por Mihana u kundërpërgjigj kur barazoi në të 62-ën. Në fund Meksi me penallti i dha fitoren skuadrës së Migen Memellit e cila tashmë kalon fierakët..

Rezultate, java e 25:

Laçi-Tirana 1-2 (Mazrekaj 40′ / Çelhaka 23′, Ismajgeci 78′)
Apolonia-Skënderbeu 1-2  (Mihana 62′ / Sadriu 24′, Meksi (pen.) 92′)
Kastrioti-Vllaznia 0-1  (Hoxhaj 92′)
Bylisi-Kukësi 2-1 ( Ndreca 15′, 45′ / Kurdiç 53′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!