Partizani e Teuta, ndalën nga ‘frika’

Kategoria Superiore java e 25:

Partizani- Teuta 0-0

Pas hapit fals të Laçit ndërsa u mund në shtëpi nga Tirana 1-2 pritej që Partizani-Teuta të ishte një ndeshje me një fitues në fund. Kjo nuk ngjau sot në 16:00 në Elbasan Arena dhe si Partizani ashtu dhe Teuta u mjaftuan me nga një pikë.

Një duel i luftuar por që në vetvete mbartëte brenda edhe frikën. Pak hapësira e raste, dhe në fund 0-0.

Ndonëse në pjesën e parë Partizani u duk më kërkues në të dytën Teuta dy herë me Vilën dhe Krasniqin ishte shumë pranë golit. Sikundër dhe Jasir Asani, Çinari e Bardhi në kahun tjetër teksa iu afruan disa herë zonës së Frashërit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!