Benzema tërheq Realin, Haland shpëton Dortmund

sportiim2

Një ‘Dron’ fluturon mbi impiantin bask ‘San Mames’ gjatë Bilbao- Eibar. Kundërshtohet zhvillimi i ndeshjeve të Europianit nga personë të caktuar pasi nuk e cilësojnë veten brenda shtetit të Spanjës.

Ndeshje në disa kampionate elitare europiane. Seria A luajti sot dy takime me të tretën e parashikuar në kalendar të anuluar. Bëhët fjalë për skuadrën e Interit e cila ka njohur ditët e fundit shumë raste me COVID-19 dhe FIGC e ka shtyrë takimin me Sasuolën.

Në Bundesligë, fiton Bajern por zhgënjen Dortmund teksa ndalet në barazimin 2-2. Ka një fitues në këtë takim, ai është Erlind Halad që dhe në këtë ndeshje, shënoi 2 golat e verdhezinjëve.

Fiton në La Liga Real Madrid dhe këtë e bën në Balaidos ndaj Seltës vendase. Shifrat 1-3 dhe vendi i dytë në klasifikim. Dy gola Benzema dhe një në fund nga Asensio. Në Bilbao pati një Dron provokativ…

Shifrat sot:

Premier League:

Brajton-Njukasëll 3-0

Bundesligë : Bajern Mynih-Shtugart 4-0 Eintraht-Union Berlin 5-2 Keln-Borusia Dortmund 2-2 Verder Bremen- Volfsburg 1-2 Shalke- M’galbah 0-3

Ligë 1: Nice- Marseje 2-0

Metz- Renës 1-3

Seria A Krotone-Bolonja 2-3 Specia-Kajlari 2-1 Inter-Sasuolo (shtyrë)

La Liga: Selta Vigo- Real Madrid 1-3 Hueska – Osasuna 0-0

Bilbao-Eibar 1-1Real Vajadolid- Sevilja 1-1

?>