U19/Cungu: Shqipëria mbushur me talente

Ekipi Kombëtar U-19 ka zhvilluar sot një seleksionim njëditor me 25 lojtarë, të cilët aktivizohet me klubet e kampionatit shqiptar. Seleksionimi është zhvilluar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF në Kamëz nën drejtimin e trajnerit të ekipit Kombëtar, Armando Cungu dhe stafi të tij teknik. Duke folur për Fshf.org, tekniku kuqezi ka shpjeguar edhe fokusin e tij në të ardhmen dhe ecurinë e deritanishme të punës që po bëhet me lojtarët e kësaj grupmoshe që aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Para një muaji ne zhvilluam një seleksionim 3-ditor, në përgjithësi ishin lojtarë të vitlindjes 2002 dhe kjo me mendimin se do të zhvillohej një aktivitet europian në Çeki e kjo ishte arsyeja që ne e bëmë atë grumbullim shumë shpejt. Fatkeqësisht ai aktivitet i planifikuar nuk u zhvillua dhe po fatkeqësisht brezi i vitit 2002 pothuajse digjet, pra është e pamundur të marrë pjesë në aktivitete.

Kështu që duke parë nga e ardhmja do të fokusohemi më shumë te vitlindja 2004 dhe ndonjë element i brezit të 2004-s. Kjo është hera e parë që ne i japim mundësi, gjithmonë duke u fokusuar tek ekipet e Kategorisë Superiore në kampionatin shqiptar dhe duke u fokusuar te lojtarët e lindur në vitin 2003. Konkretisht sot është grupi B, nëse mund ta quaj kështu grupin e jugut, dhe javën tjetër do të seleksionojmë edhe grupin A, grupin e veriut, vetëm brezin e 2003-shit për momentin dhe do të kemi një pasqyrë më të qartë sa i përket potencialeve që ka ky brez.

Pastaj do të merremi me të njëjtin sistem edhe me brezin e lojtarëve të lindur në vitin 2004. Them se krijojmë në një farë mënyre një ekip kombëtar me lojtarë që aktivizohen në kampionatin shqiptar”, – tha Cungu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!