Femra/ Mësohet shorti i U19 kuqezi

Është hedhur në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s shorti i vlefshëm për UEFA European Women’s Under-19 Championship.

Shqipëria ndodhet në Ligën B, ku është shortuar në grupin B3 me Uellsin, Moldavinë dhe Andorrën.

Kualifikueset U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi, me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të vitit 2020, duke ndarë skuadrat në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për tu ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.

Në Ligën A janë 7 grupe me nga katër skuadra, ndërkohë që në Ligën B janë gjashtë grupe me nga katër skuadra.

Kombëtarja jonë do t’i zhvillojë ndeshjet në data 19, 22 dhe 25 tetor të vitit 2021, teksa vajzat tona do të tentojnë ngjitjen në Ligën A. (FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!