Daja: Derbi? Bonus i madh psikologjik

Trajneri i Partizanit Ilir Daja, teksa u shfaq sot para gazetarëve për të folur për derbin e nesërm parashikuar në 13:00 në ‘Selman Stërmasi’ me Tiranën, zbuloi disa nga të fshehtat e të kuqëve.

Hedh dorashkën teknikëve në studio kur thotë: “Keni dëgjuar specialistët, janë shumë të zotë kur janë atje në studio, por kur dalin te fusha pastaj…”

Daja:

“Kemi pasur vazhdimësi pozitive, pavarësisht ndeshjes së fundit. Nesër është derbi dhe nuk ka lidhje çfarë kemi bërë më parë. Është ndeshje e rëndësishme dhe mbajmë përgjegjësi dhe e kemi vlerësuar shumë.  Nuk jam nga ato trajnerë që merrem me trajnerët dhe formacionet e kundërshtarëve.

Ndryshimi i trajnerëve ndryshon edhe për mirë ndonjëherë, siç ka bërë te Tirana së fundmi. Derbin nuk e luajnë trajnerët, por lojtarët dhe tifozët, megjithëse nuk janë në stadium. Na kanë mbështetur gjithmonë. Duhet të fokusohemi te vetja dhe jo kundërshtari. Do e ndjekim kundërshtarin vetëm gjatë ndeshjes.

Rezultatet e gjithë ekipeve sipër kanë qenë negative. Ky kampionat ka nisur me 3 nëntor dhe ka qenë shumë i ngjeshur, lojtarët e Partizanit kanë bërë vetëm 3 ditë pushim, kjo nuk ka ndodhur më parë. Nuk kemi bërë mirë këto tre javë, por kështu kanë bërë edhe kundërshtarëve dhe nisemi nga një pozicion. Vetëm Tirana ka bërë ndryshe.

Derbi megjithëse është bonus i madh psikologjik, por vlen tre pikë, sa të tjerat. Nëse humbin nuk ndryshojnë objektivat. Gazetarët nuk e kanë renditur në fillim Partizanin si pretendent, por vazhdimësia jonë ka sjellë këtë vlerësim. Junior ka qenë i dëmtuar me tërheqje muskulore dhe ka rezultuar edhe pozitiv për COVID-19.

Është shëruar dhe është stërvitur i veçuar. Do jetë në pankinë, më shumë për motivim. Po ashtu edhe Hasani. Nesër të gjithë do jenë të grumbulluar. Me Apoloninë dhe Skënderbeun kemi bërë ndeshje të mira, kemi qenë të motivuar dhe nuk ishte ajo, që nuk e solli fitoren.

Ka qenë lodhja dhe gabimet teknike, ashtu siç kanë bërë të gjithë ekipet në Superior, por edhe Europë, ku skuadra të mëdha kanë pasur oscilacione. Skënderbeu nuk na vodhi, por goditi vetëm dy herë portën, shtylla dhe goli”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!