Gravina merr bekimin e Dukës

I pyetur nëse Duka do të mbështesë homologun Gravina në angazhimet në UEFA, Duka pranon: Do ta kem për nder…

Gabriele Gravina,Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) së bashku me Agim Ademin e FFK-së dhe Muamed Sejdinin e FFM-së u pritën sot në FSHF nga Armand Duka.

Të katër presidentët, u shfaqen në një konferecë për shtyp ndërsa Duka e Gravina mbajtën peshën e përgjigjeve nga të interesuarit.

Më pas pati shkëmbime dhuratash dhe sipas axhendës kuarteti presidencial iu drejtua Bubqit për të parë nga afër shtëpitë e rindërtuara nga FSHF dhe kontributorët për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Është parashikuar që në mbyllje të vizitës së Gravinës, Ademit e Sejdinit në Tiranë të ketë sërish një prononcim mediatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!