Laçi gati të ‘përvëlojë’, Vllaznia për rikthimin te fitorja

Me dy ndeshjet e sotme Laçi- Apolonia 13:00 dhe Vllaznia- Kukësi 16:00 mbyllet java e 23 të kampionatit të 82- Kombëtar të futbollit për Kategorinë Superiore.

Fillimisht vemendja e përqëdruar te impianti kurbinas aty ku bardhezinjtë me Shpëtim Duron në timon, pasi kanë thyer do parashikim duke kaluar thuajse të gjitha pengesat e kësaj faze, do të përballen në shtëpi me Apoloninë e fundit në renditje.

Vendi i parë, mundësi reale për Laçin (40 pikë). Nëse ngjet, do të jetë historike pasi kurrë më parë kurbinasit në këtë fazë të garës, nuk kanë marrë pozicionin e liderit.

Së paku për disa orë derisa në fushë të zbresë Vllaznia kryesuese e kampionatit me 41 pikë. Shkodanët me mungesat e Markut dhe të Isaevskit, pritet të luajnë të gjitha kartat për t’u kthyer te fitorja.

Nga ana tjetër Kukësi në stacionin e fundit për të synuar europën nga kampionati. Rikthehet futbollisti më i mirë i tyre Agim Ibraimi. I pezulluar Kotobelli.

Ndeshje sot :

Laçi- Apolonia 13:00

Vllaznia-Kukësi 16:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!