Zgjedhjet te Barça, Laporta preferon Artetën

Pas një jave në klubin e Barcelonës do të ketë zgjedhje presidenciale dhe në këtë prizëm edhe e ardhmja e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës është gjithnjë në pikëpyetje. Sezoni deri më tani me luhatje dhe holandezi lëkundet jo pak.

Sipas raporteve nga radioja katalanase RAC1, një nga emrat në krye të listës së kandidatit për president Joan Laporta është Mikel Arteta.

Trajneri aktual i Arsenalit, duket se nuk po shkëlqen në krye të topçinjëve por Laporta e ka fiksim pasi Arteta mbetet nxënësi më i mirë i Guardiolës të cilin ish-presidenti e adhuron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!