Muçi nis me gol, trajneri: ç’farë klasi

sportiim2

Klubi i Legias ka njoftuar në rrjete se Muçin do mund ta njohin më mirë në 17:00.

Ernest Muçi e merr me vrull aventuren e nisur te gjigandët e Polonisë. Në testin e parë mes skuadrës A dhe asaj B, Muçi hap serinë e golave në start të pjesës së dytë duke befasuar të pranishmit jo vetëm me mënyrën e realizimit të golit të parë me Legian por dhe të asaj çfarë dha në fushë.

Shndërrohet në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën dhe aktivizimi i 19 vjeçarit nga minuta e parë tregon se trajneri ka besim absolut.

Ndeshja u zhvillua në 2 pjesë me nga 35 minuta dhe ajo përfundoi 3-0 për skuadrën A. Trajneri Çezlav foli me superlativa për paraqitjen e parë të Muçit.

?>