Font: Laporta nuk ka financa

Font: “Laporta nuk ka asnjë projekt; Ai është lakuriq por askush nuk guxon të thotë”.

Zgjedhjet për presidencën e Barcelonës pritet të zhvillohen më 7 mars 2021. Fillimisht ishin planifikuar që të mbaheshin më 24 janar, por ata u shtynë për shkak të situatës me pandeminë e Koronavirusit.
Katër janë kandidatët: Tusquets, Laporta, Font, Freixa.

Ndërkaq, Marca shkruan se njëri nga kandidatët potencial, Viktor Font ka akuzuar Laportën si kanidtatin që si pasuri të vetme ka pasuritë e Barcelonës. Në fakt duket se pak ditë para zgjedhjeve ka nisur dueli ballë për ballë i kandidatëve për persident te Barcelona.

Projekti Laporta? “Laporta nuk e ka shpjeguar projektin, ai e ka rrethuar veten me pasuritë e Barcelonës. Në këtë shpjegim që emri i Ksavi nuk del, nuk më zhgënjen sepse ai është një nga pasuritë më të mëdha të Barcelonës.

Më mungon që projekti nuk është shpjeguar. Shumë partnerë do të kanë votuar me postë Laportën pa ditur se kush do ti marrë vendimet sportive”, ndër të tjera Font i cili flet edhe për kthimin e tifozëve në stadiume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!