Berbatov: Mbape më i mirë se Mesi e Ronaldo

Ish-sulmuesi i njohur bullgar Dimitar Berbatov, ambasador i Betfair, nuk ka dyshime për mbretin e ri të futbollit ndërkombëtar. “Mbape është numri një tani, unë e shoh aktualisht përpara Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Do të varet nga ai dhe Haland për të ecur në gjurmët e argjentinasit dhe portugezit.

Por unë nuk do të nënvlerësoja gjithashtu Bruno Fernandesh ai mund të ishte një kandidat për Topin e Artë të vitit të ardhshëm.

Gjithnjë duke pasur parasysh performancën e tij shumë të lartë me Mançester Junajtid”. Ishin këto deklaratat e ish-sulmuesit të Leverkusen, Totenham, Junajtid apo Monakos gjatë një eventi të sponsorit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!