Real tri pikë larg kreut, Barcelona nesër…

Vajadolid- Real Madrid 0-1

Levante në 4 ditë i merr 4 pikë kryesuesit të La Liga-s Atletiko Madrid por ky fakt, indirekt, ka dërguar ‘ujë në mullirin’ e Realit dhe të Barcelonës.

Mbrëmjen e sotme kampionët e Spanjës, Real Madrid, përpos mungesave të shumta,ia dolën me një gol të Kasemiros në të 65-tën të fitonin tri pikë mjaft të vyera ndaj Vajadolid në transfertë.

Tani diferenca me kreun shkon në tri pikë dhe përballja direkte në 7 mars Atletiko- Real, do mund të zbardhë ndjeshëm konfigurimin në tabelë.

Sakaq,Barcelona luan nesër me Kadiz në Camp Nou. Ndonëse klubi blaugrana është në prag zgjedhjesh presidenciale, një fitore nesër, mund të fusë në shina Barcelonën për të luftuar për titullin në Spanjë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!