Fiore rikthehet te fitorja, Torino grumbullon Ujkanin e Vojvodën


Fiorentina e Prandelit del nga kriza ndërsa pas dy humbjeve radhazi fiton ndaj Specias së Ismajlit 3-0. Skuadra nga Liguria vinte pas atij suksesi të madh javën e kaluar kur mundën Milanin 2-0.

Kësisoji, Fiorentina dhe Specia hapën javën e 23 të Seria A ndërsa në ‘Franchi’ munguan nga ‘Viola’ Riberi dhe Bastoni dhe Erlic nga miqtë.

Loja u dominua nga Fiorentina ndërsa në fund teksa Specia po shtynte për të rihapur ndeshjen vjen një gabim në prapavijë me një top të dhuruar të portierit duke i dhënë mundësi vendasëve të mbyllin llogaritë.

Sakaq, Kaljari- Torino i shkoi skuadrës granada e cila fitoi 0-1. Mërgim Vojvoda u aktivizua në minutën e 89′-të.

Seria A, java 23:

Fiorentina-Spezia 3-0

Kaljari-Torino 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!