Baskebolli mbetet ‘mollë e ndaluar’

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll, humbi 88-66 në takimin kualifikues për eliminatorët e Botërorit 2023 ndaj Qipros në Qipro.

Qipro në basketboll dominon ndeshjen ndaj Shqipërisë duke u shfaqur mjaft e fortë fizikisht dhe konkluduese në gjysmën e dytë të ndeshjes. Me shifrat 88-66, ekipi vendas spostoi ekipin e teknikut Afrim Bilali në vend të fundit.

Shqipëria mbylli gjysmën e ndeshjes me avantazh 34-32, por më pas skuadra humbi kontrollin dhe dhe qipriotët bënë çfarë deshën me kuqezinjtë e baskebollit.

Stefanos Iliadis ka qenë më i sakti te vendasit, duke shënuar 21 pikë e 5 asistime, ndërsa Nikos Stylianou shënoi 20 pikë.

.

Për Shqipërinë Pullazi arriti te me 17 pikë, të cilave u shtoi edhe 8 topa në tabelë, i ndjekur nga Hysenagolli me 10 pikë e 9 topa në tabelë. Shqipëria me Shimën e izoluar për COVID-19 do duhet të ndeshet me favoritët e Bjellorusisë pas dy ditëve po në Qipro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!