Ksavi: Një ditë do trajnoj Barçën

Ikona e Spanjës dhe Barcelonës, shtyn afatin e trajnimit të Barcelonës. “Të shohim kush fiton në 7 mars”, Ksavi.
Ksavi Hernandez, tekniku aktual i Al Sad në një intervistë me FIFA, edhe një herë komentoi mbi mundësinë e trajnerit të FC Barcelonës. Ish lojtari i klubit katalanas tha:
“Tani për tani unë jam te Al Sad dhe jam mirë. Vërtetë, jam në një klub të madh në Katar, më i miri. Ne do të shohim se çfarë do të ofrojë e ardhmja.
Të gjithë më shohin si trajner të Barcelonës. Unë kam shumë respekt për Barçën dhe Koeman, menaxherin aktual. Nuk dua ta fsheh se do të doja të trajnoj Barcelonën, por gjithmonë duke respektuar menaxherin aktual dhe klubin.
Aktualisht ka zgjedhje, ne do të shohim se cili president fiton zgjedhjet. Por diçka është e qartë: është një ëndërr të stërvitësh Barcelonën”, tha Ksavi.