Reali piketon mbrojtësin e Bragës

Prej disa edicionëve Sporting Braga në Portugali po ngjit shkallë e për pasojë ka nisur të konturohet si skuadër ‘atni’ Porto, Benika e Sporting Lisbonë. Politikat e klubit duke punuar fort me futbollistë vendas kanë shtyrë drejt suksesit dhe klubi ia ka dalë të ruajë raporte të mira me financat.

I fundit që është pikasur për tu rrëmbyer nga Braga, figuron mbrojtësi 21 vjeçar David Kormo. E zbulon e perditshmja spanjolle “AS”, me madrilenët e Realit të cilët po punojnë ta sjellin në “Bernabeu”.

Me Serxhio Ramos veteran dhe pa kompromis mes palëve për të rinovuar, i riu nga Braga, 1.94 metra, konsiderohet një bast i radhës së galaktikëve për qëndrën e mbrojtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!