Bajern fiton Botërorin e Klubeve me… ‘VAR’

Botërori i Klubeve në Katar (Doha): Bajern Mynih- Tigres UANL 1-0 (Pavard 59′)

Bajerni i Mynihut i fiton të gjithë trofetë në qarkullim. Sot në Katar në impaintin ‘Education Stadium’, u luajt finalja e Botërorit të Klubeve organizuar nga FIFA ndërmjet Bajern dhe Tigres.

Bavarezët e morën me qetësi finalen dhe në fraksionin e parë krijuan dy tri mundësi por pa mundur dot të shkonin te goli. Pjesa e dytë nisi më mirë dhe në të 59′-ën, vjen goli i të besuarëve të Flik nga Pavard.

Një top i ulur me kokë nga Levandovski në duel me porietrin e Tigres Guzman, përfundon te mbrojtësi francez i cili me portën bosh, shtyn për në rrjetë. Fillimisht virojtësi sinjalizon për pozicion jo të rregullt por më pas VAR, konfirmon golin. Mjaft e dyshimtë. Sikundër dhe një prekje me dorë po nga Pavard te zona e tij të cilën nuk e pa askush.

Fundi i lojes bëhët i bukur por vetëm një shtyllë e Bajernit që në fund bën llogaritë me golin e minutës së 59′-të. Trofeu i 6 brenda një edicioni. Për rekord.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!