Selta asist ndjekësve, ndal Atletikon në Madrid

Selta Vigo i prish festën Atletiko Madrid në transfertë. Në Madrid, “Wanda Metropolitano” me kapacitet 68 mijë vëndesh, askush nuk pati mundësi të duartokasë fundin e takimit 2-2.

Selta me Santi Mina 0-1 në të 13-ën. Vjen barazimi me Luis Suarez në 45 dhe sërish uraguajani që dyfishon në të 50-ën pas asistit të Lodit.

Kur luhej minuta e 90-të, miqtë nga Vigo surprizuan skuadrën e Simeones teksa pas një aksioni të rrjedhëshëm nga e djathta topi kaloi mes portierit Oblak dhe mbrojtes duke u vënë në kontroll të Ferrierës i cili me një prekje e kaloi brenda vijës së portës.

2-2 shifrat me Atletikon që vijon të kryesojë La Liga-n me 51 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!