Ndahet nga jeta Arben Fagu

Legjenda e basketbollit shqiptar, Arben Fagu ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 65-vjeçare.
Zemra ndaloi në kohën e paduhur për ish basketbollistin, trajnerin dhe pedagogun Arben Fagu, pinjoll i një familje dhe dinastie të njohur sportive në kryeqytet.

Arben Fagu ka qenë basketbollist i nivelit të lartë, teksa ka trajnuar edhe ekipe si Partizani dhe Dinamo.

Tirana Eagles Basket shpreh ngushëllimet për Arben Fagun, legjendën e basketbollit i cili ka përfaqësuar fanellën e Partizanit dhe Kombëtares shqiptare.

“Mengjesi sot erdhi me nje lajm te trishte e te kobshem e te pabesueshem. Nje nga ikonat e Partizanit por edhe basketbollit shqiptar si sportist por sidomos si trajner mjeshtri i madh Arben Fagu ka ndërruar jete pas nje semundje qe erdhi pa pritur per ta ndare profesorin nga ne e per te na lene keshtu pa fjale e zemerthyer te qofte dheu i lehte prof Beni, boshlleku qe na le nuk do mbushet kurre. E paharuar puna dhe vepra jote përjetë”, shkruan Tirana Eagles Basket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!