Shqipëria drejt Kardifit, zyrtarizohet miqësorja

 Zyra e Shtypit në FSHF, ka njoftuar sot për mediat se Shqipëria dhe Uellsi kanë rënë dakort për të luajtur një miqësore gjatë muajit qershor në ishull.

“Cardiff City Stadium” do të jetë impianti që do presë kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja.Kurrë në një zyrtare Shqipëria në testin e luajtur në 2018-ën fitoi 1-0 në ‘Elbasan Arena’ shënonte Bekim Balaj.

Njoftimi i FSHF-së:

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një miqësore me Uellsin më datë 5 qershor 2021. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se të dyja federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje që do të zhvillohet në Uells.

Takimi do të luhet në “Cardiff City Stadium” dhe do të nisë në ora 18:00. Kjo do të jetë ndeshja e katërt midis Shqipërisë dhe Uellsit në histori, teksa në të kaluarën janë përballur tre herë me njëra-tjetrën.

Shqipëria ka luajtur dy herë me Uellsin për eliminatoret e Kampionatit Europianit 1996. Ndeshja e parë u luajt në Kardif më 7 shtator 1994 dhe përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve. Golat u shënuan nga Chris Coleman (10’) dhe Ryan Giggs (67’).

Në sfidën e dytë mes dy vendeve të luajtur më 15 nëntor 1995 në stadiumin “Qemal Stafa” të Tiranës rezultati u fiksua në barazim 1-1. Sokol Kushta kaloi në avantazh kuqezinjtë me një gol të realizuar në minutën e 5-të, ndërsa uellsianët barazuan shifrat në minutën e 43-të me anë të Mark Pembridge.

Ndeshja e tretë mes dy vendeve u luajt më 20 nëntor 2018 në stadiumin “Elbasan Arena”. Sfida, që ishte një miqësore, u mbyll me fitoren 1-0 të Shqipërisë falë golit të Bekim Balajt në minutën e 58-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!