Josa: Nis një kapitull të ri…

Angazhimi i Mirel Josës me Kukësin e vendos nesër përballë ish skuadrës me të cilin arriti atë sukses që askush nuk e ka mbërritur si trajner. 4 tituj kampion dhe sukses në Europë me korçarët.

Sot si trajner i Kuksit ndërsa nesër në 13:45 do duhet të matet me Skënderbeun tha:

Skënderbeu?

“Për mua është një ndeshje si gjithë ndeshjet e tjera, duke respektuar kundërshtarët në maksimum, pavarësisht pozitave që ndodhemi në klasifikim. Megjithatë mua më ka surprizuar shumë Skënderbeu në disa ndeshje, ka marrë dhe ka kërkuar”

Skuadra?

 “Unë do të flas për skuadrën time, për aq sa e kam parë. Lojtarët kanë punuar me shumë oreks. Për mua është hapur një kapitull i ri dhe do të mundohemi të realizojmë objektivat e radhës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!