Skënderbeu merr mbrojtësin e Xhenovas
Skënderbeu merr një mbrojtës ganez në huazim nga Seria A.
Korçarët në fund të kësaj merkatoje, kanë kryer transferimin e futbollistit të Xhenovas në Serie-A, Njie Fallou.
E gjitha vjen pasi mbrojtësi Harallamb Qaqi, fill pasi u la përfundimisht jashtë në takimin Laçi- Skënderbeu tha se nuk e sheh më vetën pjesë të planëve të teknikut Ahmataj.
Lajmi është dhënë nga vetë klubi italian përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bën me dije se 22 vjeçari kalon si huazuar te skuadra korçare deri në fund të sezonit. Fallou më parë ka luajtur për skuadrën e Avelinos dhe Arezos në inferiore të Italisë.