Tsintsadze, gjeorgjiani firmos me Kukësin

Vjen zyrtarizimi i i radhës te verilindorët, Tsintsadze për mesfushën e skuadrës së Josës.

Njoftimi:

Mate Tsintsadze është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mesfushori gjeorgjian, ka firmosur sot zyrtarisht me ekipin tonë dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në verën e vitit 2022.

Mesfushori 26-vjeçar është aktivizuar në kampionatin gjeorgjian duke luajtur me Dinamo Batumi. Në të kaluarën, Tsintsadze është aktivizuar me Torpedo Kutaisin, duke zhvilluar edhe dy ndeshje kundër skuadrës sonë në Europa League ku edhe ishte ndër më të dalluarit në fushë.

Mesfushori është bashkuar në stërvitje me ekipin ditën e sotme dhe do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Tsintsadze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!