Kukësi merkato në Gjeorgji

Kukësi aktiv në ditët e fundit të merkatos. Pasi dje njoftoi se:”Numan Kurdiç është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi boshnjak, vjen në formë huazimi nga klubi i FK Sarajevos dhe do të jetë pjesë e skuadrës sonë deri në fund të sezonit”,sot duket se do të zyrtarizojë lëvizjen e radhës.

Është mesfushori Mate Tsintsadze i cii gjëndet në Tiranë. 26-vjeçari gjeorgjian sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamo Batumi në Gjeorgji.

Nëse realizohet të firmoset me futbollistin që listohet edhe te kombëtarja kaukaze, do të ishte prurja e dytë nga pista lindore sovjetike. Më herët Kukësi zyrtarizoi mbrojtësin Baravikas nga Lituania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!