U shkarkua nga Çelsi, Lampard letër emocionuese

Ditën e hënë presidenti Abramoviç mori vendimin për të shkarkuar trajnerin e Çelsit Frenk Lampard. Tekniku anglez ka falënderuar tifozët dhe presidentin, ndërsa i ka uruar suksese në të ardhmen.Ish- mesfushori i famshëm, pas shkarkimit shkroi një letër publike.

“Ka qenë privilegj i madh dhe nder të drejtoj Chelsean, klubi që ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e jetës time.

 “Së pari dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe që kam pranuar në 18 muajt e fundit. Jam krenar për arritjet që kemi bërë dhe jam krenar për lojtarët e akademisë që ia dolën në ekipin e parë dhe u paraqitën shumë mirë. Janë e ardhmja e klubit”.

“Jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon të sjell klubin përpara dhe në vendin që i takon.

“Dua të falënderoj Abramovich, bordin, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë në klub për punën dhe dedikimin, sidomos në kohë sfiduese.

“I uroj klubi suksese në të ardhmen”, ka shkruar Frenk Lampard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!