Dede: Ika duke patur një kontratë të bardhë

Nevil Dede nuk fshihet dhe për Supersport deklaroi se presidenti Halili i ka dhënë motiv të ikë nga detyra para takimit me Laçin.

Dede:

Nuk e kam bërë ekipin unë. Unë nuk vajta te Tirana nga rruga se isha pa punë. Drejtoja Kombëtaren e 19 vjeçarëve dhe vendosa të filloj një projekt të ri. Unë nuk i gjej dot të vërtetat. Nuk është e vërtetë që kam pasur debat me Refikun (presidenti Halili) dje.

Në stadium ishim gati për ndeshjen, në momentin e fundit Halili më takoi dhe më tha që nuk ishte dakord me zgjedhjet e mia për formacionin. I thashë që është më mirë që unë të iki, atëherë, dhe ti të vazhdosh në strategjinë dhe planin që ke në mendje. Nuk kemi të njëjtat mendime. Kam dhënë dorëheqjen


Kontrata me Tiranen ishte në të bardhë, nuk do t’i marr asgjë Tiranës. Kam vajtur te Tirana për të zhvilluar dhe për të dhënë frymëmarrje akademike dhe klubit. Gjeta lojtarë shumë të mirë me shumë cilësi. Kishim probleme me mungesat, mendoja që do të ishim të fortë dhe kompetitiv. Nuk ka asnjë penalitet klubi nga largimi im. Kam vajtur për të zhvilluar veten dhe klubin.”ndër të tjera Dede.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!