Daja: Pikë e vyer, Hasani është yni

Trajneri Ilir Daja tregoi pas ndeshjes së barazuar me Teutën në Durrës 1-1 u shfaq konçiz kur tha se skuadra e nisi mirë dhe e mbylli mirë duke lënë për të kuptuar se pjesa tjetër e lojes ishte më mirë kundërshtari.

Pranoi se i pranishimi në tribunë Ferhan Hasani, është kontigjenti më i ri i Partizanit.

Daja:

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e sotme të skuadrës?
Kemi bërë një ndeshje goxha të mirë në fillim, ku kaluam, edhe në avantazh. Në ato minuta që mbetëm me një lojtar më pak, kishim raste për të marrë fitoren. Jam i kënaqur me pjesën e mentalitetit, pasi nuk u dorëzuam edhe pse me një lojtar më pak. Bënë atë që duhet të bëni edhe gjatë lojës. Bënë lojën me kombinacione dhe të dilnin te porta kundërshtare.

E kishit përgatitur ndeshjen për të goditur kundërshtarin në kundërsulm?
Ne kishim ndërtuar fazën e mbrojtjes me presing ultra-ofensiv. Nëse nuk merrnim dot topin, do dilnim ta merrnim në mesfushë. Ekipi ishte pak më poshtë nga sa kishim kërkuar. Të brendshmit e humbën presingun dhe presionin. Kjo si pasojë se Teuta e rriti forcën sulmuese. Filloi të ndryshonte fazën e lojës me kombinacione, por nuk kishin shumë raste para porte, na rrezikuan vetëm nga goditjet standarde. Bardhi që mungonte është një lojtar që punon fortë në fazën e goditjeve standarde. Kështu e pësuam edhe të goli i Krasniqit.

Është skuadra e tetë sa u përket pasimeve në 30 metrat e fundit. Është mungesë cilësie apo strategji e juaja që të kërkoni golin nëpërmjet goditjeve standarde?
N2ëse u referohemi statistikave, jemi sulmi i dytë pas Vllaznisë dhe nuk besoj që kjo qëndron, ndonëse shpesh kemi shënuar nga goditjet standarde. Presim që me kalimin e ditëve të shtojmë një vlerë si Çinari, por edhe Stenio Junior, që po ambientohet, ndaj them se do të kemi një potencial më të madh sulmi, si për golat e shënuar, ashtu edhe për rastet e krijuara.

A mund ta shtojë këtë potencial edhe Ferhan Hasani?
Sigurisht që dihen vlerat individuale të Hasanit, por do të duhet pak kohë, pasi kampionati ku ka luajtur, ka mbaruar para 2-3 muajsh dhe për më tepër, do të duhet të përshtatet edhe me manovrën tonë të lojës.

Çfarë mendimi keni për emërimin e Josës në stolin e Kukësit?
E para më vjen keq që ndryshojnë kaq shpesh trajnerët, pasi kjo nuk është gjë pozitive për futbollin. Vlerat e Josës dihen dhe komentet e mia janë të tepërta, por ne jemi Partizani dhe duhet të shohim punët tona, pasi na presin edhe dy faza të tjera për t’u luajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!