Martini në sulm: Teuta më e mira e Superiores

Edi Martini e thotë me bindje se Teuta është skuadra më e mirë në top listën me 10 skuadra. Natyrisht duke përmendur vetëm Partizanin e Vllazninë që janë mbi Teutën në renditje.

Para supersfidës me Partizanin nesër në 16:45 shkodrani thotë:

Martini:

“Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, gjithsesi nuk i kemi arritur të gjitha. Ndoshta edhe prej nervozizmit tonë dhe fatit. Pavarësisht renditjes sonë, ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Është e vërtetë se derbi të jep moral, por edhe të lodh. Isha në stadium dhe e pashë ndeshjen nga afër.

Ana fizike e ekipit të Partizanit është shumë e dobët sesa ne. Jam i bindur se kemi ekip më të mirë se Vllaznia dhe Partizani, pavarësisht se fati dhe gjendja psikologjike pas barazimeve radhazi nuk ka qenë e duhura, gjithsesi shpresoj dhe jam i bindur se jemi më lart se ata.

Para kësaj ndeshje më shqetëson vetëm moti sepse ka reshje dhe rëndohet terreni i fushës. Jemi ekip që e luajmë topin mirë dhe e qarkullojmë mirë dhe nëse fusha nuk është në rregull ne na pengon. Por është e njëjta gjë edhe për Partizanin sepse edhe ata kanë lojtarë teknikë.

Titulli? Pavarësisht se Vllaznia është shkëputur 9 pikë, ne jemi në ndjekje të saj. Diferenca sa duket e madhe, aq është edhe e shkurtër sepse janë shumë pikë në lojë. Të fitojmë ndeshjet tonë dhe të bëjmë kampionatin tonë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!