Rroca thërret: Një bluzë kuqezi…

Speciale nga: Haxhi Balliu

  • Në Shqipëri kishte një kontratë me 600 mijë lekë të vjetër, sot kartoni i mesfushorit të Istanbulspor kushton 750 mijë euro –

Eduart Rroca është një nga lojtarët më në formë shqiptarë që po shkëlqen aktualisht në kampionatet europiane. Mesfushori fantazist, pjesë e Instanbulspor në Turqi, skuadër me të cilën ka bërë mjaft mirë duke udhëhequr grupin drejt dy vendeve të para që të dërgojnë në elitë.

27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me turqit deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon është aktivizuar në 14 ndeshje duke realizuar 5 gola. Ai po kalon një formë të mrekullueshme dhe sipas transfermarkt vlera e kartonit kap shifrën e 750 mijë eurove.

Fat i mrekullueshëm për djaloshin nga Librazhdi që me punë dhe vullnet ia doli. Synimet e tij janë edhe më të mëdha. Nëse sot paguhet mijëra euro në muaj, në fillimet e tij, Rroca kishte vetëm një rrogë modeste. Jo më larg se shtatë vite më parë, kur ishte pjesë e Tërbunit, fantazisti kishte firmosur një kontratë prej 600 mijë lekësh të vjetra.Më pas tek ekipi i Luftëtarit të Gjirokatrës dhe te Kukësi.

Duket se trajneri Edi Reja,ka marrë lajmin se një lojtarë i ri,do ti bashkohet Kombëtares shqiptare. Eshtë fjala për Eduart Rrocën fantazistin nga Librazhdi,i cili verën e kaluar la ekipin e Kukësit dhe u transferua në Turqi te “Instambulspor”,ekip me të cilin është orientuar me një herë. Katër gola dhe pesë asiste në 10 ndeshje në ligen e parë të Turqisë, nuk janë pak dhe meritojnë  më shumë vëmendje.

Këtë dukje Rroca e ka fituar madje edhe nga traineri Reja. Mësohet se 27 vjeçari është nën vëzhgim nga stafi teknik i Kombëtares dhe nuk do të ishte aspak surprizë ta shihnim Eduart Rrocën, të veshur me fanellën kuq e zi ,në grumbullimin e parë të muajit Mars.

Një detaj që duhet theksuar. Mbiemri Rroca është i njohur dhe i dëgjuar edhe më përpara në futbollin librazhdas. Kanë qenë vëllezërit Gëzim dhe Bujar Rroca, të cilët kanë qenë pjesë e Sopotit të Librazhdit,kur ky ekip luante në Superiore.

Në fakt,duket se gjithcka që lidhet me futbollin në këtë fis, nuk përfundon këtu. Nuk do të jetë e largët dita,pasi  pritet edhe “shpërthimi” i dy binjakëve Rroca (djem të Gëzimit) të cilët aktivizohen në Elbasan me Akademinë e futbollit,”Pepa”. Duket se ekziston një gen natyral…

Lojtarë të tjerë me origjinë nga Librazhdi që luajnë ne ekipe të njohura kemi edhe Kolgegën që aktivizohet tek Dinamo, Ardit Hila i Gjilanit në Ipko (Kosovë),pinjollët Mehmetllari te Bylis,Qehaja te Teuta e të tjerë.

                                                                                                    

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!