Nga vendi fqinj/ Ferhan Hasani te Partizani

Ferhan Hasani një futbollist për Partizanin e Tiranës. Ndonëse dje palët janë takuar e folur për mundësinë sot në Maqedoni të Veriut e bëjnë fakt të kryer. Është “infOSport.mk”, e cila flet me siguri për kalimin e tetovarit 30 vjeçar te të kuqtë e kryeqytetit.

Takimi i djeshëm midis drejtorit të përgjithshëm të Partizanit Olsi Rama, futbollistit Ferhan Hasani dhe menaxherit të tij, duket se ka përfunduar me sukses dhe se palët kanë gjetur akordin.

Nëse Buba’ vjen te skuadra e Dajës, do të ishte hera e parë e sulmuesit që luan në Superioren shqiptare. Për sulmuesin, ka patur interes të hershëm nga Kukësi, Tirana dhe së fundi Partizani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!