Martini: Kreu? Të fitojmë ndeshjet tona

Edi Martini, trajneri i Teutës, ka dalë në konferencë për shtypin në prag të përballjes me Kastriotin. “Të fitojmë ndeshjet tona, fundi i kampionatit është shumë larg”,thotë martini kur i përmendet kreu.

Kastrioti:

“Është një ndeshje shumë e fortë. E pashë Kastriotin në ndeshjen kundër Tiranës, ishin të barabartë në fushë. Pati rastet e veta dhe mund të shënonte edhe golin e dytë. Është një ekip i fortë, që lufton shumë dhe ka grinte. Pra është një ndeshje shumë e vështirë”.

Xhekson te Teuta…

Them se jemi kompletuar në të majtë, Jackson është një lojtar i mirë, një lojtar që ka dhënë prova. Kemi pyetur shumë para se ta marrim. Shpresoj të jetë një përforcim i mirë. Konkurrenca i bën mirë çdo lojtari, kjo vlen edhe për Kouros. E kam thënë se Teuta është si një familje, ku planet individuale janë në plan të dytë. Ekipi vjen i pari. Konkurrenca është e mirë, të bën të ecësh përpara. Nuk shoh asgjë të keqe në këtë drejtim”.

“Merkato?

Nuk e di ende. Janë edhe disa ditë, ndërkohë që luajmë edhe tre ndeshje apo katër. Jemi të fokusuar tek ata. Do e shohim në këto ndeshje. E kam thënë se jemi të kompletuar, thjesht duhet të punojmë të arrijmë aty ku duhet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!