Kupa e Botës për Klube, tërhiqet Zelanda e Re

Kupa e Botës për Klube e FIFA-s që do të mbahet në Katar, do të fillojë në 4 shkurt dhe jo në datë 1, për shkak të tërheqjes së Auckland City nga turneu.

FIFA njofton se programi i Kupës së Botës për Klube në plan për në Katar, u ndryshua pasi Auckland City ekipi nga Zelanda e Re njoftoi se nuk mund të merrte pjesë në turne për shkak të izolimit dhe protokolleve të karantinës në vendin e largët.

Kështu, rivali El-Duhail do të fillojë garën nga raundi i 2-të ndërsa ndeshja hapëse do të mbahet më 4 shkurt në orën 17:00. Finalja më 11 shkurt. Për më tepër, turneu do të luhet në 2 stadiume, jo 3 siç ishte planifikuar. “Ahmed Bin Ali e Education City”, impiantet që do të presin ndeshjet.

Gjashtë skuadra (El-Duhail, El Ehli, Bajern Mynih, Ulsan Hyundai, Tigres dhe fituesi i Libertadores.) do të garojnë në këtë mini Botëror.

Kupa Botërore e Klubeve FIFA 2020 u shty për 1-11 shkurt 2021 për shkak të paidemisë globale Koronavirus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!