Është Zlatani i hershëm…

Seria A, java e 18: Kaljari- Milan 0-2

Zlatan Ibrahimoviç do të mbahet mend gjatë për atë që po i jep Milanit si sulmues në këtë angazhim të fundit.

39 vjeçari me tu kthyer në formacion si titullar, shënon dy golat e ndeshjes së fituar në Sardenjë me Kaljarin vendas 0-2. Fillimisht Ibra kaloi përpara kuqezinjtë nga pika e penalltisë ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe golin e sigurisë.

Pas kësaj xhiroje të 18-të në Seria A, Milan kryeson i vetëm me 43 pikë. Tri më shumë se Interi ndjekës. Për tu theksuar, Milan dje konfirmoi dy futbollistë të tjerë me COVID-19 dhe skuadra ka udhëtuar vetëm sot drejt ishullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!