Liverpul nuk kalon ‘Djajtë’ në ‘Anfield’

Në “Anfield”, Liverpul me Xherdan Shaqirin për 75 minuta në lojë, nuk ia del të kalojë Mançester Juanjtid. Kjo sfidë për llogari të javës së 18-të në Premier League përpos disa shkëndijave në të dyja kahet, u mbyll në barazim 0-0.

Bruno Fernandesh ekzekutoi bukur një goditje dënimi në pjesën e parë ndërkohë që e dyta pa një super Alison që evitoi dy gola të pastër të Djajëve të Kuq.Liverpul ndryshe nga ndeshjet e tjera të mëdha nuk u ngjit kurrë në nivelin e skuadrës kampione.

Ndërkaq Totenhemi fitoi më herët 1-3 në fushën e Shefild Utd. Pas pak (20:15) në ‘Etihad’, Siti i Guardiloës do të luajë me Kristal Palasë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!