Kukësi në sulm, Hallaçi i paprekshëm

Dihet. Rezultatet janë ato që mbajnë në punë një trajner futbolli. Te Kukësi, gradimi i Hallaçit në timon dhe javët e para të tij me verilindorët pa fitore, kanë ndezur hipotezat e largimit nga stoli.

Së paku kështu aludon vetë klubi i cili mendon se mediat kanë raportuar këtë lajm. Në vijim, klubi (në fakt shembull për t’u ndjekur në komunikimin zyrtar me publikun), ka sqaruar situatën përmes një postimi në rrjete.

Njoftimi i Kukësit:

Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin publik se lajmet e orëve të fundit në media, për shkarkimin e trajnerit Rraman Hallaçi janë të pavërteta. Hallaçi do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës dhe stafi teknik po punon për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit duke siguruar të gjithë se ekipi do të kthehet te rezultatet pozitivë shumë shpejt. Trajneri Hallaçi ka besimin e klubit dhe mbështetjen e të gjithë futbollistëve në këtë moment të vështirë për skuadrën. Skuadra zhvillon sot stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Apolonisë nën urdhërat e trajnerit Hallaçi. Klubi e kupton se emri i Kukësit shton klikimet dhe rrit shitjet e gazetave por njëkohësisht kërkon nga mediat që të tregohen profesioniste dhe të mos publikojnë lajme të rreme. Klubi ka zyrën e shtypit ku mund të merret çdo informacion që keni nevojë. Para se të publikoni një lajm, jeni të lutur të siguroheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!