Inter-Juve, mbrëmja e ‘kolosëve’ apo marketing…

Me sytë nga ‘San Siro’. Sot ndeshja kryesore e ditës për javën e 18 të Seria A, vendos Interin e Kontes ndaj Juves së Pirlos. 37 pikë Interi, 33 Juve e një ndeshje më pak. Në krye Milan me 40, luan nesër…

Lukaku kundër CR7: një për të gjithë, të gjithë për një. “Ky është titulli në faqet e brendshme të QS i cili analizon dy lojtarët më përfaqësues të Interit dhe Juventusit, sonte para se dy skuadrat e tyre Inter dhe Juventus, të ndeshën në ‘San Siro’.

Sulmuesi belg luan shumë për ekipin ndërsa ylli portugez i Andrea Pirlos është shumë më i centralizuar duke kërkuar që çdo top të kthehet në në mundësi shënimi personal.

Nga ana tjetër nuk mungojnë gjetjet te të gjitha të mëdhatë sportive italiane. Kush shet më shumë…’tituj’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!