Hoxhajt, i del emri në Turqi

Ardit Hoxhaj ndjek dy drejtuesit e klubit turk të ligës së parë, Samsunspor. Janë mediat turke të cilat thonë se vlonjati 26 vjeçar i Vllaznisë ndjek presidentin Juksel Jilldirim dhe trajnerin Ertugrul Sagllam në llogarinë e tij në Instagram.

Më herët te Vllaznia u deklarua nga sponsori Xhaferi se sulmuesi ka zgjatur kontratën për 2,5 vite.

Nuk dihet nëse Hoxhaj po kurdis diçka për të ardhmen e afërme jashtë Shqipërisë. Ish- lojtari i Bylis dhe Flamurtarit, kryeson listën e goladoprëve të Kategorisë Superiore me 7 gola.

Samsunspor i treti në 17 javë, ndjek Istanbulspor (34 pikë) të Rrocës, Abazajt dhe Et’hemit me 33 pikë. Vendi i parë ka 35.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!