Manaj realizon sërish për Barcelonën…

Barcelona B në gjirin e të cilit militon Rei Manaj, fitoi sot 4-0 ndaj Badalonës në Secunda B, Grupi 3.

Në këtë takim, u aktivizua edhe lushnjari kuqezi teksa në fund të takimit shnëoi edhe golin e tretë të katalanasëve. E gjitha ngjau në minutën e 89′-të kur skuadra e manajt fitoi një penallti.

Te pika e bardhë u shfaq sulmuesi shqiptar duke shënuar. Ky ishte goli i dytë i manajt në më pak se një muaj. hera e fundit përkon me golin e shënuar ndaj Espanjol B (13 dhjetorin e kaluar).

Pas këtij suksesi, Barcelona B, u ngjit në vend të dytë të Grupit 3.

Ndërkaq pas pak në fushë edhe Keidi Bare. Mesfushori fierak do të jetë me Espanjolin e tij në 21:00 në fushë ndaj Kastejon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!