KOKSH në kolaps, shkarkohet Bezhani

KOKSH e kapluar nga skandalet sërish në skenë. Sot është mbledhur Asambleja e Jashtëzakonshme më kërkesë të 2/3-ve të anëtarëve, siç edhe e parashikon Statuti. Gjithçka ka ndodhur në fshehtësi të plotë, pa asnjë njoftim për mediat.

E çuditshme se si në Asamblenë e Jashtëzakonshme të zhvilluar sotnuk asistonin as presidenti Viron Bezhani, as Sekretari i Përgjithshëm Stavri Bello dhe as përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ndryshimet në statut si pikë e nxehtë. Më tej në Asamblenë e Jashtëzakonshme, është vendosur që të shkarkohet presidenti Viron Bezhani, me 45 vota pro dhe 9 kundër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!